Urimi i Zaevit me rastin e festave të Buzmit dhe Krishtlindjeve

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev në nder të festave të Buzmit dhe Krishtlindjes, në emër të partisë dhe në emrin tij personal dërgoi urim deri tek z.z. Stefan, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, deri tek përfaqësuesit e Sinodit të KOM dhe deri tek njerëzit në shtetin tonë, të cilët i festojnë këto ditë.

Lindja e Krishtit, qëndron në urim, përkujton në përgjegjësinë para të cilës është drejtuar çdo njeri i ndërgjegjshëm, të qëndrojë i sinqertë dhe me guxim në anën e të vërtetës dhe drejtësisë, t’i ruajë dhe praktikojë vlerat e solidaritetit, të dorës së shtrirë ndaj njëri tjetrit, të respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit, urtësisë, durimit, dashurisë./GazetaExpress/