Gjendja e rrugëve në Maqedoni të Veriut

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër disa rrugë të lagështa.

Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Prej 30.12.2019 rekonstruimi i urës së Vardarit në fshatin Pepelishtë në aksin rrugor Negotinë-Llakavicë ka përfunduar. Komunikacioni po zhvillohet për të gjitha llojet e automjeteve./GazetaExpress/