“Urime ditëlindjen dashuria ime e përjetshme”, Blero ndan foto për përvjetorin e martesës

21 shtatori përherë do të mbahet mend nga dyshja e shoubizit për arsye se dërguan dashurinë e tyre drejt altarit, shkruan lajmi.net.

E sot dy vite më vonë Blero ka rikujtuar edhe njëherë këtë datë të veçantë duke bërë edhe një dedikim.

“Urime ditëlindjen dashuria ime e përjetshme”, ka shkruar Blero krahas fotos që ka nxjerrë nga albumi i martesës.

 

Kujtojmë se ditën e dasmës të çiftit të cilën e organizuan në Shëngjin, kishte ndodhur një tërmet i vogël por që shumë shpejt u tejkalua.

Çifti vazhduan ceremoninë madhështore me shumë të ftuar dhe tani ata ndajnë jetë të lumtur bashkëshortore./Lajmi.net/