Urim i presidentit Pendarovski me rastin e festës së madhe krishtere – Pashkët

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe krishtere – Pashkët, dërgoi urime deri te kryetari i Kishës ortodokse maqedonase, z.z. Stefan dhe të gjithë besimtarët ortodoksë, dhe deri te kryetari i Përfaqësisë kishtare të Kishës evangiliste-metodiste, Emil Zaev.

“Nga zemra ju dëshiroj që festën e Ringjalljes së Krishtit ta kaloni në shëndet të mirë, paqe, gëzim dhe lumturi. Festa e Pashkëve sivjet na vjen në një periudhë kur tërë bota ballafaqohet me një nga kërcënimet më të mëdha për njerëzimin. Për këtë shkak duhet të jemi të kujdesshëm dhe të disiplinuar, duke i ndërmarrë të gjitha masat e kujdesit dhe duke i respektuar të gjitha rekomandimet në luftën me Kovid-19”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski, me rastin e festës së madhe krishtere – Pashkët.