Urim i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për festën: Pashkët na e përkujtojnë besimin në sakrificë dhe solidaritet

Kjo festë, simbol i jetës dhe besimit, posaçërisht këtë vit, të gjithë ne na përkujton besimin në sakrificë dhe solidaritet ndaj njëritjetrit, si rrugë drejt së ardhmes më të mirë, më të sigurt, thekson kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në urimin dërguar besimtarëve katolikë me rastin e festës së madhe – Pashkëve, duke iu dëshiruar shëndet dhe mirëqenie. “Sado e pa parashikueshme të jetë e panjohura dhe e vështirë sfida, nxitja, shpresa, drita dhe jeta janë më të fuqishëm dhe fitimtarë. Për shumë vite Pashkët!” , thekson Ahmeti në urim.