Urbanizimi, intelektualizimi dhe qytetërimi – objektivat themelore të reformës

Shkruan: Xheladin Murati

Hyrje

Emri reformë është emri më i lakuar në fushën e arsimit, në teorinë dhe praktikën pedagogjike të shkollës tone.
Urbanizimi, intelektualizimi (mobilizimi) dhe qytetërimi janë objektivat themelore të reformës arsimore.

Arsimi ka qenë dhe mbetet një fushë, ndërsa puna për ndryshimin e tij një det pasigurie pedagogjike dhe ekonomike, madje edhe ankth konstant. Në këtë kontekst arsyet dhe faktorët pse arsimi duhet të reformohet janë të shumtë dhe të natyrave të ndryshme.

Në fushën e arsimit ende jemi në dilemë se a jemi duke bërë atë që duhet. Ngjarjet dhe zhvillimet e hovshme tekniko-teknologjike na bëjnë të jemi shumë të zënë dhe me përgjegjësi.

Për të qenë protagonist i ndryshimeve cilësore duhet të ndërmerren hapa drejt transformimit funksional.
Për të reformuar arsimin duhet me bërë sa më shumë pyetje të tipit: Çfarë? Pse? Si?
1.Arsimi midis realitetit të zymtë dhe shpresës për ndryshim
Në trajtimin e temës ndeshemi me pyetjen themelore: A është arsimi imun ndaj
ndryshimeve? Dhe këtë problem e kam trajtuar gjatë kohë në shtypin e ditës, për shembull:
Esenca dhe koncepti i transformimit të arsimit dhe edukimit, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1979,
nr.175 dhe 176 në shtojcën Pedagogu, Esenca e refomimit të sistemit shkollor, revista Jehona,
Shkup, 1995, nr. 5, Reformat në arsim dhe menaxhimi me to, revista Prossvetno dello, Shkup,
në gjuhën maqedonishte, nr. 4, 2009, Mbi reformën në arsim, Koha, 22 prill 2015, Reforma
arsimore, në qendër të jetë nxënësi, Koha, 25 maj 2016, Arsimi ka nevojë për reformim të
sistemit të dijes, Koha 6 janar 2017, Reforma arsimore dhe pedagogjia, Koha, 26 maj 2017,
Kohë e ndryshimeve: arsimi nuk mund të mbetet në të kaluarën, Koha, 26 tetor 2017, Sistemi
arsimor ka nevojë për reformimin e tij, Koha, 11 mars 2019, Reforma arsimore kalon nëpërmes
shkollës, Lajm, 28 mars 2018, etj.
Proceset integruese të Maqedonisë së Veriut në BE jo vetëm që janë komplekse dhe ato
varen nga investimi në reformat arsimore për të arritur nivlin e dëshiruar evropian. Reformat
paraqiten si kusht i domosdoshëm në të gjitha fushat, përfshi këtu edhe arsimin. Madje arsimi

2
është një fushë më e rëndësishme sepse reflekton në disa aspekte shoqërore, zhvillimore,
njerëzore, pedagogjike, psikologjike, sociale e të ngjashme.
Me urbanizimi nuk kuptojmë vetëm betonim dhe mbajtje të hapësirave të gjelbërta,
përkundrazi, kuptojmë anër pozitive të saj në urbanizimin e intelektit të nxënësit, rrugët e dijes.
Me intelektualizimi (mobilizim) kuptojmë përshtatjen e rritjes intelektuale të nxënësit për t’u
bartur me zhvillimet shoqërore. Me qytetërim kuptojmë aftësimin e nxënësve përmes arsimit
për të ngritur standardet e jetës, stilin e jetës dhe progresin shoqëror.
1.1.Premisat
1. Arsimi cilësor, prioritet dhe garanci për ecje drejt evropës
2. Reforma arsimore është një nga kushtet për cilësi e arsim evropian.
3. Evropa kërkon cilësi dhe jo blerje të diplomave e të dijes.
4. Reforma arsimore konsiston në ndërtimin e shkollës dhe mësimdhënies bashkëkohore për
të zhvilluar në mënyrë optimale aftësitë e nxënësve.
5. Reforma arsimore është mundësi që të përmirësohet cilësia e edukimit dhe arsimit në
përgjithësi.
6.Urbanizimi, intelektualizimi dhe qytetërimi pasqyrojnë kyresisht betejën për emancipim të
individit gjatë procesit arsimor.
2.Shtyllat e reformës arsimore
Sa i përket reformave në arsim, në pamje të parë duket se diçka rregullohet, por ajo nuk
është e mjaftueshme mbase sistemi arsimor gjendet në një kaos dhe kërkon qasje kreative dhe
kompetente në realizimin e koncepteve evropiane. Kështu thuhet në Raportin Komitetit
evropian se në fushën e arsimit ka përparim të kufizuar. Në fakt raporti kërkon një angazhim
më serioz dhe gjithëpërfshirës në konceptimin e arsimit bashkëkohor.
Çdo reformë duhet të niset nga këto kërkesa apo shtylla bazë:
– Ndërtimin e strukturës arsimore, sistemin arsimor që i përmbush nevojat shoqërore dhe
kërkesat bashkëkohore të shkollës.
– Adaptimin e strukturave programore përmes strategjive përkatëse sipas niveleve arsimore.
– Promovimin e koncepteve bashkëkohore të zhvillimit të fëmijëve, nxënësve e studentëve
dhe akcelerimin e tyre.

3
– Respektimin e të gjitha dallimeve shoqërore e individuale në gjithëpërfshirrjen në arsim.
– Ndërtimin e sistemit të metodologjisë së punës edukative-arsimore në institucionet
arsimore.
– Kujdesi për resurset njerëzore dhe profesionale në arsim: përparimi, trajnimi, përsosja,
avancimi, stimulimi e të ngjashme.
Çka duhet ndërmarrë ? Në fakt ndërmarrjet varen nga gjendja e arsimit sot. Në këtë drejtim:
– Arsimi ka një nivel të përgatjites, thjesht është i përgatitur në fushën e përfshirrjes dhe
inkluzionit të fëmijëve;
– Përparimi i kufizuar apo i ngadalësuer duhet të ngrihet në nivelin më të lartë,
– Situata e përgjithshme arsimore kërkon rinovim serioz në disa drejtime,
– Klima në të cilën vepron dhe funksionon shkolla e arsimi përgjithësisht janë të favorshme,
– Përpjekjet për vetërregullim duhet të intensifikohen për të mbështetur standardet
profesionale dhe cilësinë në arsim.
Për këto dhe arsye të tjera kërkohet një qëndrim më kritik.
Megjithatë, sipas shumë studiuesve dhe njohësve të mirë të rrethanave arsimore në vend,
për realizimin e reformave në fushën e arsimit të rëndësishme janë disa elemente:
-të respektohen afatet kohore të cilat janë të domosdoshme për të mbajtur ritmin e punës,
-të caktohen qëllimet dhe një nga to është evitimi i korrupsionit në arsim, nepotizmit në
punësime të kuadrit profesional,
-të caktohen prioritetet arsimore,
-të depolitizohet dhe departizohet arsimi tërësisht.
Reformat arsimore janë shumë dimesionale dhe ato përfshin aspekte të shumta pedagogjike,
didaktike, andragogjike, sociale e të ngjashme. Në rrethanat aktuale, të nxitura nga pandemia,
reforma arsimore ka një aspekt specifik.
Reforma arsimore kërkon diagnozë të mirëfilltë dhe mbi këtë bazë të projektohet prognoza e
saj në të ardhdmen. Në këtë proces më e rëndësishme është terapia e cila e sjellë qëllimin e
duhur.

4
Specifika e reformimit të arsimit është digjitalizimi e tij, aspekt që ka munguar në proceset e
mëparshme reformuese. Digjitatilizimi i arsimit imponohet edhe nga kushtete zhvillimore të
teknologjisë. Kjo nënkutpon disa aspekte qenësore të reformës:
– krijimin e kulturës digjitale përmes trajnimeve;
– përgatitjen e planeve dhe programeve mësimore digjitale;
– përgatitjen e teksteve shkollore digjitale;
– pajisjen e shkollave me aparate digjitale dhe rrjetë interneti të qëndrueshme;
– aftësimin e mësuesve dhe nxënësve për zbatimin e aparaturës digjitale në procesin
mësimor;
– zhvillimin e shprehive dhe shkathtësive digjitale të mësuesit dhe nxënësit, dhe
– aftësimin e mësuesve dhe të nxënësve për zbatimin e mësimit në largësi apo në distancë.
3.Reforma arsimore kërkon përgatitje paraprake
Pavarësisht të arriturave ekspertët arsimor janë skeptikë ndaj zbatimit të reformave në
arsim. Reformat në arsim kanë nevojë për një kohë më të gjatë, ato nuk bëhen aty për aty.
Kërkohet analiza thelbësore. Sepse ndryshe nuk arrijmë të kemi arsim efektiv dhe efikas që do
të jetë në përshtatje me kërkesat e BE-së
Në realizimin e procesit refomues të arsimit, ne duhet të përgatitemi mirë dhe në këtë rol ia
vlen të kemi parasysh 3 elemente:
Së pari, asnjë proces reformues nuk zhvillohet në mënyrë të përsosur dhe problemet rreth
cilësisë janë të zakonshme.
Së dyti, procesi reformues nuk mundë të cilësohet si i manipuluar.
Së treti, reforma të zhvillohet, konceptohet, monitorohet dhe të mbështetet nga udhëzimet
e ekspertëve jo-partiak.
Në fakt, duhet vepruar me vendosmëri dhe të pranohet fakti se reforma cilësore na çon
përpara. Pa analizë shumëdimensionale nuk bëhet gjë e mire.
4.Pranimi i reformës, zgjidhjeve së saj

5
Pranimi i reformës, i zgjedhjeve që ofron ajo do të varet nga mënyra sesi qytetarët,
prindërit, mësimdhënësit, nxënësit do ta shohin atë. Thjesht, ata do ta vlerësojnë nga këto
aspekte:
– nga qëllimi i parashtruar, kryesisht qëllime nacionale, mandej edhe komunale e shkollore,
– karakterin e arsimit që ofrohet (i përgjithshëm, profesional, special, fillor, i mesëm, i lartë)
– tendencën e kombit për integrim në qytetërimin bashkëkohor dhe
– a ka vizioni i reformës:
1.Ngjashmëri me vendin e sigurt, të hapur ndaj botës dhe evropës,
2.A hap sistemi refomues perspektivën e nxënësit, urbanizimin dhe intelektualizimin e
mendjes së tij, dhe
3. A mundëson reforma arsimore aftësimin e nxënësve për zhvillim.
Këto dhe shumë elemente të tjera flasin qartë se arkitektura e sistemit arsimor kërkon
ndryshime rrënjësore, jo vetëm të fasadës. Por njëherit kërkon edhe arkitekt të mirëfilltë të
cilët mund të barten me procesin refomues.
5.Përfundim
Nga sa thamë më sipër del të konkludoj se arsimi duhet të jetë prioritet dhe garanci për
rrugëtimin e vendit drejtë shoqërive të qytetëruara.
Reforma arsimore duhet të shërbejë si një platform për të bërë urbanizimin e dijes,
mobiliziimin apo intelektualizimin e mendjes dhe qytetërimin e jetës.
Sistemi arsimor pasqyron kryesisht betejën për dije dhe emancipim të individit dhe shoqërisë
Reforma arsimore nuk është guxim për të eksperimentuar, por nevojë për të bërë dallimin
mes klasikes dhe bashkëkohores, të tashmes dhe të ardhmes. Reforma konsiston në
funksionalizimin e dijes dhe ndërtimin e shkollës bashkëkohore.
Synimi është urbanizimi i sistemit arsimor, intelektalizimi dhe mobilizimi i nxënësve dhe
qytetërimi i shoqërisë, si tendencë dhe kërkesë e paevitueshme e zhvillimit të njerëzimit.

Literatura
Murati Xh. Mësuesi dhe shkolla, Lumagrafik, Tetovë, 2020

6
Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015, MASH,
Shkup, 2006
Koncepti për edukimin dhe arsimin fillor nëntëvjeçar, BZHA, Shkup, 2007