Universi paralel i politikuajve shqipfolës!

Mona Agrigoroaiei
Medai Shaholli

Në filmat science fiction po na del shpesh një temë shumë interesante, ajo e universeve paralele.
Por, termi mund të zgjerohet dhe në politikë, ku ka një univers i pragmatizmit politik – në vendet të BE-së dhe në SHBA/Kanada, Australi etj., dhe një univers tjetër – universi i Evropës Juglindore, univers i “Ballkanit”, i hajdutërisë, i krimit, i politikanëve të pacipë, të pakorruptuar, larg pragmatizmit dhe real politikës.
Edhe politikanët shqipfolës të ”Severnës” jetojnë në këtë univers të dytë paralel “ballkanik”, të cilëve u interesorn kush ikën e kush vjen në pushtet, kush puth dorën më mirë sllavëve, kush ka këtë apo atë tender, cila parti vjedh më shumë vota!
Nuk e di sa herë kanë pyetur ata a kanë bukë për të ngrënë shqiptarët e varfër të papunë, pa mbështetje, a vuajnë nga skamja, a janë të detyruar të shkojnë në mërgim, pse vuajnë shqiptarët në përgjithësi nën sundimin e kleptokracisë dhe oligarkisë.
Këtij grupimi politik nuk i intereson mjerimi i shqiptarëve, barazia dhe statusi politik inferior, denigrimi dhe poshtërimi kombëtar që i bën pushteti të paktën që nga konflikti i 2001 e deri më sot, ku ata shohin në radhë të parë leverditë e ndarjes së qokave të pushtetit si qentë e rrugës, duke i mbyllur çështjet e hapura shqiptare që kërkojnë zgjidhje.

Ata jetojnë në një botë tjetër si Liza në botën e çudirave dhe ne çuditemi sa larg janë nga bota reale.
Mirë ka thënë Einsteini: ”Dy gjëra janë të pakufijshme në këtë botë – universi dhe budallallëku njerëzor”!
Vetëm se këta nuk janë budallenj, ata dhe bijtë e tyre janë shejtan-budallenj, gjë më e rëndë,
se po të ishin budallenj nuk do të arrinin atje ku janë … në universin paralel të pushtetit të pashtet, ku i ndan mijëra e mijëra kilometra dritë nga populli dhe preokupimet e tij ditore.
Turp të kenë, iu ngectë buka që e hanë!