Uniteti kombëtar dhe ndjenja e bashkësisë, siguri për të ardhmen

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi forcimin e ndjenjës së bashkësisë së kombit kinez gjatë një diskutimi në grup në sesionin e pestë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Në diskutimet me  deputetë nga delegacioni i Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, Xi i bëri thirrje këtij rajoni të promovojë unitetin kombëtar.
Ai nxiti përpjekjet që të gjitha kombësitë të qëndrojnë të bashkuara  në ndërtimin e përbashkët të atdheut të madh.
Duhet të bëhen përpjekje për të ruajtur një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm ekonomik, një mjedis shoqëror të begatë e të sigurt dhe një mjedis politik të pastër dhe të shëndetshëm, tha presidenti Xi.
Xi theksoi se Kina ka çuar përpara në mënyrë të gjithanshme reformat, ka promovuar zhvillimin dhe ka ruajtur stabilitetin në vitin 2021. Kina ishte një ndër vendet më të suksseshme në botë për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe parandalimit e kontrollit të COVID-19, dhe e nisi mirë planin e 14-të pesëvjeçar.
Kina gjithashtu i dha botës Lojëra Olimpike Dimërore të efektshme, të sigurta e të shkëlqyera, ku sportistët kinezë arritën rezultatet më të mira në një olimpiadë dimërore.