
Memphis Depay dhe Christian Pulisic ishin në mesin e lojtarëve të refuzuar nga Man United.
Manchester United ishte në mesin e skuadrave më aktive ditëve të fundit në merkaton e verës.
Emra si Memphis Depay e Christian Pulisic i ishin ofruar ‘Djajve të Kuq’, por këta të fundit, sipas ‘Dailymail’, kishin refuzuar opsionin për të nënshkruar me ta, përcjell lajmi.net.
Manchester United preferuan të tentonin deri në fund për shërbimet e brazilianit Antony, të cilin e transferuan nga Ajaxi.
United bënë lëvizje edhe për emra si Casemiro, Christian Eriksen, Tyrell Malacia, Lisandro Martinez e Martin Dubravka.
‘Djajtë e Kuq’ pritet të jenë aktiv edhe në merkaton e janarit.



