Chelsea nuk do të kthehet në garë për Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka mbetur te Manchester United.

Ylli portugez, Ronaldo ka qëndruar te Manchester United, ndonëse lidhej me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’.

Skuadra e Chelsea thuhet të ketë qenë një nga ato që mund të bënte lëvizje për të, por asokohe lëvizja bllokohej nga Thomas Tuchel, përcjell lajmi.net.

Sipas Fabrizio Romano, ‘Blutë’ nuk do të kthehen në garën për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Ronaldo me shumë gjasë do të mbetet në ‘Old Trafford’ deri në fund të sezonit. Chelsea ka prioritete të tjera për merkaton e janarit.