United nën akuza nga FA për sjelljen e tyre ndaj referit në ndeshjen me Fulhamin

Manchester United ka të ngjarë të ndëshkohet nga Federata Angleze, pasi është akuzuar për sjelljen e lojtarëve ndaj arbitr,it gjatë fitores së tyre ndaj Fulham të dielën e kaluar.

Një numër i lojtarëve të United rrethuan Chris Kavanagh në disa minuta të tensionuara, pasi Ëillian bllokoi një gjuajtje të Jadon Sancho me dorën e tij, duke bërë që braziliani të merrte një karton të kuq direkt dhe të pranonte një penallti.

Trajneri i Fulhamit, Marco Silva, u përjashtua nga fusha pasi bërtiti në drejtim të Kavanaghs, ndërkohë që ai rishikoi incidentin në monitorin e VAR-it dhe sulmuesi Aleksander Mitroviq u përjashtua për shkak të shtyrjes së arbitrit.