United mund të bëjë një lëvizje për Griezmann, në merkaton e janarit

Manchester United mund të transferojnë Antoine Griezmann.

Griezmann po kalon në formë të mirë tek Atletico Madrid, por nuk po merr minutat maksimale, ndoshta si pasojë e një marrëveshjeje të Atletico Madrid me Barcelonën, për një klauzolë.

Sipas raportimeve të ‘Tribal Football’, United mund ta transferojnë Griezmann në formë permanente, në merkaton e janarit, transmeton lajmi.net.

I huazuari nga Barcelona shihet si profil i duhur për planet e Erik ten Hag.

Barcelona sigurisht se do të jenë të hapur për të dëgjuar të gjitha ofertat që shkojnë për Griezmann.

Mbetet të shihet nëse United do të përgatisin një ofertë për francezin.