United i vendosur, Pogba, Lingard… për “yllin” e Dortmundit

Manchester United është i gatshëm  të dëgjojnë ofertat për Paul Pogba dhe Jesse Lingard këtë verë në mënyrë që të mbledhë fonde për objektivin kryesor të mërkatos, Jadon Sancho. Sipas “The Sun”, shefi ekzekutiv i “Djajve të Kuq”, Ed Woodward, ka paralajmëruar gjithsesi se klubi nglez do të jetë dorështrënguar në dritaren e ardhshme të transferimeve për shkak të pasigurisë financiare që ka sjellë pandemia e Koronavirusit.

Sancho vlerësohet 100 milionë euro nga Borussia Dortmund dhe Manchester United duhe të hidhet seriozisht në aksion për të marrë talentin anglez.

Fatmirësisht, për ta arritur këtë qëllim, United pritet të ndihmohet nga Juventusi, që po përpiqet që kthejë në Torino Paul Pogbanë. Kampionët italianë raportohet se janë të gatshëm të ofrojnë lojtarët si pjesë e një marrëveshjeje si Aaron Ramsey, Miralem Pjanic dhe Adrien Rabiot, por anglezët duan para “cash”. Kuptohet që me goditjen që kanë marrë klubet nga Koronavirusi, edhe çmimet e futbollistëve nuk do të jenë më si më parë.

Ole Gunnar Solskjaer harxhoi 47 milionë stërlina për Bruno Fernandesin në janar, kështu që United nuk e ka luksin të shpenzojë pa kriter në këtë kohë krize. Pogba ka kohë qëka kërkuar largimin nga “Old Trafford”, ndërsa Jessie Lingard nuk është më në planet e Solskjaer.

“The Sun” pretendon se Marcos Rojo, Chris Smalling dhe Andreas Pereira janë të gjithë lojtarë në merkato dhe paratë që do të mund të sigurohen nga kartonët e tyre do të shfrytëzohen për të afruar Sanchon.

Sulmuesi aktual i Dortmundit ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në sezonin e verdhezinjve. E tregojnë më së miri shifrat: 17 gola dhe 19 pasime vendimtare në 35 paraqitje. Kontrata e tij aktuale përfundon në verën e vitit 2022, por ka shumë spekulime në lidhje me të ardhmen e tij.