“Unë mendoj se Mbappe është në gjendje të refuzojë Real Madridin” – legjenda e futbollit bën deklaratë befasuese

“Telenovela Mbappe” duket se çdo ditë e më shumë po i afrohet fundit, por ende ka disa kritikues të këtij informacioni.

Pas disa seancave, shumëkush nuk ka besim tek francezi, ndonëse këtë vit ai tashmë ka njoftuar klubin parisien se po largohet. Një prej tyre është lojtari historik francez Robert Pires, i cili, siç është shprehur, ende ‘nuk dëshiron ta marrë për të mirëqenë’ .

“Më vjen keq Kylian, nuk ishe i pari që i tha jo Real Madridit. Nuk e di se çfarë vendimi do të marrë, por e refuzova Realin sepse kisha dy opsione të tjera. Me siguri nëse nuk do të kisha Arsenalin dhe Juven, do të kisha shkuar direkt në Real. Kjo është e sigurt”, filloi të rrëfejë ai.

Ai vazhdoi: “Do të doja ta shihja atë në Liverpool. Është një klub i madh, familje, strukturë e mirë, pa presion, tifozë të qetë… Dhe them se Mbappe-Salah mund të jetë mjaft shpërthyes. Unë mendoj se ai është në gjendje të refuzojë Real Madridin”.

Ka shumë të ngjarë që Mohamed Salah të largohet nga Anfield vitin e ardhshëm pasi kishte refuzuar verën e kaluar një klub nga Arabia Saudite.

Tani, pa e ditur nëse Liverpool mund t’i bashkojë të dy yjet, Real Madrid është në hapat e fundit për të nënshkruar me yllin që i ka rezistuar kaq shumë viteve të fundit.