Under te Napoli, ja si mund të arrihet marrëveshja me Romën

Lamtumira e spanjollit Callejon la një boshllëk të madh në krahun e djathtë të Napolit. Në janar Gattuso mori Politanon si një “dhuratë” nga Interi, por ish-futbollisti i Sassuolos nuk është mjafton për të qenë plotësisht i qetë për atë pjesë të fushës. Trajneri kalabrez dëshiron një tjetër element cilësor, të cilit mund t’i besojë çelësat në krah. Ndër më të pëlqyerit për këtë rol mbetet Cengiz Under, të cilin Roma do të ishte e gatshme ta shiste, sigurisht për çmimin e duhur.

Verdhekuqtë kërkojnë 30 milionë, por napolitanët ofruan fillimisht 20 milionë, shifër që u ngrit në 25 milionë nëpërmjet bonueseve.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, negociatat patën një ngadalësim të lehtë, i cili, megjithatë, mund të tejkalohet si ngërç nëse në bisedime përfshihet kartonin i Maksimovicit, pra në shkëmbim me Under.

Qendërmbrojtësi serb ka profilin e futbollistit që pëlqehet shumë nga trajneri i Romës Fornseca. Nëse Napoli pranon të japë plus Maksimovicit dhe 10 milionë euro, marrëveshja mund të arrihet.