“Ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, debat mes Xhaferit dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së

“Kaos” në seancën e sotme parlamentare. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski kërkoi procedurale, por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk e lejoi.

Xhaferi kërkoi që të votohet rendi i ditës, ndonëse paraprakisht fjalën ua kishte dhënë dy deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët nuk dolën në foltore.

“Ulu në vendin tënd! Kush të rrahet bre? Kush të rrahet? Shko ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, dëgjohet duke thënë Xhaferi në një pjesë.