Ulqini e kërkon Dritanin edhe një mandat

Pas një muaji i mbush një vit në krye të qeverisë së Malit të Zi.

Gjysmën e kësaj kohe ulqinaku Dritan Abazoviq e ka kaluar si kryeministër në detyrë, pas mocionit të mosbesimit, gushtin e kaluar.

Tash kur zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për 11 qershor në shtetin malazez, bashkëqytetarë të tij e përkrahin Abazoviqin edhe për një mandat në krye të ekzekutivit, pasi thonë se ia panë hajrin.

Të tjerë duan që 38 vjeçari të rimarrë këtë post, duke qenë gjithëpërfshirës.

Liderit të Lëvizjes URA i kërkohet të mos bëjë kompromis me grupet kriminale dhe të bëjë më shumë përkrahës politikë.

Një mandat para se të bëhej shef qeverie, Dritan Abazoviq shërbeu si zëvendës i kryeministrit ZdravkoKrivokapiq.