Mbrojtja kundërajrore e ushtrisë ukrainase ka arritur të rrëzojë një bombardues rus Su-24 në afërsi të qytetit Bakhmut në lindje të vendit.
Kështu të paktën pretendojnë nga ministria ukrainase e Mbrojtjes. Sipas tyre kjo fluturake u shkatërruar të martën rreth orëve të para të pasdites.
Ky lajm vjen në kohën kur zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar, tha se vendi i saj do ta mbrojë Bakhmutin për aq sa të jetë e nevojshme.
Ajo këto komente i bëri derisa po flitet për betejën e ashpër që po e zhvillojnë të dy palët, dhe dëshirën për ta marrë nën kontroll.
“Po mbrojmë Bakhmutin me këmbëngulësi. Përdorimi i forcës nënkupton që për asnjë moment nuk do t’ia lëmë rusëve Bakhmutin”, tha Maliar në Telegram.
“Beteja për Bakhmutin nuk është apokalips. Është një faqe tjetër e historisë heroike të popullit tonë në luftën kundër Federatës Ruse”, shtoi ajo.