Ukrainasit me ‘Himars” shkaterrojnë depon e armëve ruse më të madhe deri tani

Shpërthimi në depon e municioneve ruse është më i madhi që kemi parë deri më tani
Analisti i mbrojtjes, profesor Michael Clarke ka dhënë analizën e tij mbi situatën e fundit në Ukrainë.

Ai tha se ka një “pauzë operacionale” në rajonin Donbas të Ukrainës lindore – i cili është bërë fokusi i forcave ruse javët e fundit – ndërsa trupat e Kremlinit lëvizin në qytetin Sloviansk në rajonin Donetsk.

Clarke vazhdoi duke thënë se shpërthimi në qytetin e kontrolluar nga Rusia Nova Kakhovka ishte “më i madhi që kemi parë deri më tani”.

“Ukrainasit shënjestruan një depo municionesh në Nova Kakhovka, e cila është në fund të një kryqëzimi hekurudhor në një nga urat mbi lumin Dnipro,” tha ai, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

“Ishte i madh dhe ai shpërthim i veçantë që ukrainasit thonë se u krijua nga sistemi i tyre i raketave artilerie me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), që është sistemi i tyre.”

Analisti mbrojtës tha se HIMARS janë “mjaft të lehta” dhe janë automjete me rrota, që do të thotë se duhet të qëndrojnë në rrugë./M.H.