Ukraina thotë se 150 fëmijë janë rrëmbyer nga Luhansk dhe janë dërguar në Rusi

Ukraina ka deklaruar se 150 fëmijë janë marrë ilegalisht nga rajoni i pushtuar i Luhanskut, dhe janë dërguar në Rusi.

Qendra Kombëtare e Rezistencës së Ukrainës tha se fëmijët u dërguan nga distrikti Starobilsk i Luhansk më 8 qershor në dy qendra në distriktin Prikuban të republikës së Rusisë Karachay-Cherkess.

Po ashtu, sipas Qendrës Kombëtare të Rezistencës ukrainase, 19,393 fëmijë deri më tani janë transferuar ilegalisht në Rusi nga territoret e okupuara të Ukrainës.

Gjykata penale ndërkombëtare lëshoi në mars një urdhër arresti për presidentin rus, Vladimir Putin, për mbikëqyrjen e rrëmbimit të fëmijëve ukrainas.

Një panel gjyqtarësh ranë dakord se kishte “baza të arsyeshme” për të besuar se Putin dhe komisionerja për të drejtat e fëmijëve të tij, Maria Alekseyevna Lvova-Belova, mbanin përgjegjësi për “deportimin e paligjshëm” të fëmijëve ukrainas.

Të enjten (15 qershor), Qendra Kombëtare e Rezistencës tha se 750 fëmijë nga Luhansk pritej të mbërrinin këtë muaj në dy qendrat në Karachay-Cherkess.