Ukraina: Kemi vrarë rreth 800 ushtarë rus, shkatërruam 30 tanke dhe 7 avionë luftarak

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, që nga fillimi i pushtimit, trupat ukrainase kanë vrarë rreth 800 ushtarë rusë.

Gjithashtu raportohet se ka shkatërruar më shumë se 30 tanke ruse, ka rrëzuar 7 avionë ruse dhe 6 helikopterë.

Në një fjalim, Zelensky tha se vendi i tij “mbeti i vetëm” për të luftuar Rusinë. Ai po ashtu deklaroi se objektivi kryesor i ushtrisë ruse është ai dhe familja e tij, deklaratë kjo e konfirmuar edhe nga DASH. Pushtimi i Ukrainës ka shkaktuar sanksione të ashpra ekonomike ndaj Rusisë.

Forcat ruse kanë sulmuar tashmë vendet kryesore në Ukrainë dhe kanë marrë nën kontroll termocentralin bërthamor të Çernobilit. /IndeksOnline/