Ukraina i kërkon Perëndimit më shumë armatim (VIDEO)

Ish presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, iu drejtua të shtunën Perëndimit për ndihmë. Poroshenko kërkoi që të ju sjellin ushtarëve armatim pasi që nuk kanë mjaftueshëm.

Pos armatimit ai kërkoi që Rusisë të ju ndalohet fluturimi në zonën e Ukrainës.

Për një ndalim të tillë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha që është e pamundur mbi territorin e Ukrainës, por është e mundur në territorin e disa vendeve fqinje.

Putin tha se çdo deklaratë e palës së tretë për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë do të shihet nga Moska si pjesëmarrje në konfliktin e armatosur.