Ukraina fillon një kundërsulm të fuqishëm ndaj ushtrisë ruse

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelnsky, ka njoftuar se ushtria ukrainase ka filluar një kundërsulm ndaj ushtrisë ruse – duke ndryshuar në mënyrë radikale pozicionin e tyre.

Forcat ukrainase kanë shkatërruar aeroplanët luftarakë rusë dhe kanë shpërthyer në ajër shumë raketa – derisa ka pasur shpërthime të fuqishme ku ishin të përfshirë trupat ruse, transmeton Telegrafi.

Mykhailo Podoliak ka shkruar se Twitter se ajo çfarë është e rëndësishme tani, përpos kundërsulmit ukrainas mbi trupat ruse, është se gazetarët rusë po braktisin televizione ku ata kishin punuar si shenjë proteste për luftën e filluar nga Putini.

Ai gjithashtu theksoi se Rusia po tenton të gjej njerëz në vendet e saj aleate – që do të mund të shkonin në Ukrainë për të luftuar për Putinin.

Podolyak është një prej negociatorëve në bisedimet për paqe që po ndodhin mes Ukrainës dhe Rusisë.