Gjenerali flet për luftën në Ukrainë, tregon a do të mund ta marrin rusët Kievin

Gjenerali Sir Richard Barrons, bashkë-kryetar i Universal Defense & Security Solutions, na ka dhënë një përditësim mbi situatën në terren në Ukrainë, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Rusia është ende duke luftuar për të mbledhur forcat rreth Kievit, dhe gjithashtu ka probleme me njerëzit dhe logjistikën e saj.

Forcat ruse “dyshojnë në aftësinë e tyre për të luftuar me sukses për Kievin përveç shkatërrimit të tij”, tha gjenerali Sir Richard – gjë që do të shpjegonte pse Rusia ka shtuar granatimet e saj ndaj kryeqytetit.

Ai tha se forcat ukrainase po bëjnë “me të vërtetë mirë”, por ata ende nuk kanë aftësinë për të larguar plotësisht rusët.

Prandaj, sipas tij, bisedimet e vazhdueshme të paqes janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Gjenerali Sir Richard tha se bisedat kanë “disa rrugë për të bërë”, por “të dyja palët shohin se kanë më pak për të fituar duke luftuar”.

Megjithatë, ai priste të shihte së shpejti një “përpjekje më të madhe ndaj Kievit”, e cila ka të ngjarë të jetë shumë shkatërruese.