Ujin mund ta paguani çdo ditë pune prej orës 8 deri në orën 15

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, në bazë të situatës së krijuar me virusin korona në shtetin tonë, rekomandimet dhe udhëzimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë si dhe intervalet e reja kohore për orë policore, të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së virusit korona, sjellë ndryshime të orarit të punës.

Në Drejtorinë e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup sportelet për pagesa të faturave do të punojnë me orar të ri të punës edhe atë prej të hënës deri të premten prej orës 8 deri në orën 15.

Prej atje informojnë se aktivitetet në terren do të zhvillohen vetëm në rast të ndonjë defekti ose në situata specifike.

Në këtë moment, theksohet në kumtesë, me qëllim respektimin e rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, ju bëjmë thirrje që ta shfrytëzoni mundësinë e dhënë përmes serviseve elektronike të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, me të cilin shërbimet tona janë më afër jush.

“Vizitoni ueb faqen tonë Ujësjellësi Shkup dhe informohuni për të gjitha ngjarjet që kanë lidhje me punën e ndërmarrjes, serviset elektronike të NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup për persona fizikë, ndërsa prej tani edhe për persona juridikë janë në dispozicion në e-ujësjellësi”, bëjnë të ditur nga ndërmarrja publike.

Për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë deri te shërbimet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup në dispozicion të qytetarëve është edhe aplikacioni  i ndërmarrjes, tashmë i qasshëm për Android и IOS.

Për secilin informacion shtesë për shërbimet e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, qytetarët e interesuar mund të paraqiten në:

– 02 3073 010, Qendra Informative Kujdestare;

– 02 3240 300, Drejtoria

– [email protected]

– www.vodovod-skopje.com.mk

– www.facebook.com/jpvodovod.skopje