Ugarte pyetet se a është penduar që nuk iu bashkua Chelseat

Mesfushori i PSG-së, Manuel Ugarte nuk është penduar që refuzoi Chelsean gjatë verës.

Teksa po largohej nga Sporting CP, uruguaiani zgjodhi të nënshkruante me klubin parisien përpara atij londinez.

Ugarte deklaroi: “Kam diskutuar për PSG-në me bashkatdhetarin tim (Edinson) Cavani. Ai më tregoi për atmosferën dhe tifozët”.

“Jam 100 për qind i bindur se kam bërë zgjedhjen e duhur”.

“Për mua, PSG është diçka shumë e veçantë. Ndonjëherë e kam të vështirë të besoj se jam këtu sepse nuk e kam imagjinuar kurrë të vij në një klub kaq të madh”.

“Më gëzon të gjitha në maksimum”, ka shtuar më tej Ugarte.