Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, i cili në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut luajti si mesfushor krahu, arriti të shënonte një gol.
Ai ishte goli i vetëm i Kosovës në ndeshjen ndaj Maqedonisë, por ishte mjaft i bukur.
Kështu mendon edhe shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, përcjell lajmi.net.
“Kjo gjuajtje e Florent Hadergjonaj fiton titullin GOLI I RAUNDIT”, shkruan faqja zyrtare e UEFA.
Hadërgjonaj ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë në tri ndeshjet e tetorit te Kosova.