Sot do bëhej 26 vjeç, Barbana Dini emocionon me fjalët kushtuar vëllait të ndjerë në ditëlindjen e tij

Ergi Dini i cili vdiq në moshën 22 vjeçare pas një aksidenti automobilistik me motor në Tiranë, sot do ta festonte ditëlindjen e tij të 26-të, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast familja, shoqëria, kolegë e fansa nuk kanë pasur se si të mos e kujtojnë.

“Sot eshte dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe eshte te kesh shume gjera per te thene dhe te mos kesh mundesine ti thuash,sepse asnje fjale nuk ka me vlere dhe nuk ndryshon asgje…Sa dhimbje te jetosh pa ty,sa dhimbje te mos kesh prezencen tende per ti dhene kuptimin qe kishte jeta me ty…Sa gjera do doja te ti thoja”, ka shkruar Barbana në postimin e saj kushtuar vëllait.