UEFA ndryshon formatin e Evropianit 2021

UEFA planifikon që të ndryshojë formatin e Kampionatit Evropain , që duhej këtë vit të zhvillohej , por që është shtyer për vitin e ardhshëm , shkak i pandemisë “Covid 19”. Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, potencoi se nuk është patjetër që të luhet në 12 qytetet evropiane dhe se Evropiani mund të zhvillohet në vetëm disa ose në një shtet.

Ose pandemia do të përfundojë , ose do të jetë një katastrof. Kampionati Evropian do të zhvillohet prej 11 qershor e deri më 11 korrik, mirëpo në dyshim mbetet se a do të zhvillohet në shumë shtete,” ka theksuar Çeferin.

Sipas vendimit fillestar, Kampionati Evropian duhej të zhvillohet në: Romë, Londër, Amsterdam, Baku, Bilbao, Bukuresht, Budapestë, Kopenhagë, Dublin, Gllazgou, Munih dhe Sant Petersburg. Mirëpo është e mundshme që të tërhiqen disa qytete si: Baku, Sant Petersburg dhe Bilbao.

Sipas mediave angleze, Evropiani në vitin 2021 do të zhvillohet vetëm në një shtetë edhe atë në Angli.