“Është mësuar me rrena”, publikohen fakte për Thaçin gjatë kohës së paraluftës, ja ku gënjeu për vete dhe Kurtin

Pjesëtari i shoqërisë civile, Samir Potera, përmes një postimi në Facebook ka komentuar deklaratat e mbrëmshme të presidentit Thaçi, lidhur me dënimin e tij nga Serbia dhe burgosjen e Albin Kurtit.

Potera thotë se Thaçi u dënua 10 vite, e jo 20 siç tha vet ai, ndërsa sipas tij këtë e bëri Thaçi që t’i “dalë para” Albinit me burg, pasi ky i fundit ishte i dënuar me 15 vite.

Potera tregon një rast në Podujevë, në aksionin në stacionin policor atje, ku një person pa qenë fare në atë aksion, ia kanë “mveshur” trimërinë.

“Është mësuar me rrena”, thotë ndër tjera Potera për Thaçin.

Hashimi ja rriti vetes denimin. Eshte “denue” 10 vjet e tha: “Serbia m’ka denue 20 vjet.” Vec me i dale Albinit perpara (15 vj).

Edhe tu mushke menja qe Hashimi u kon n’burg e Albini jo; qe Hashimin e kane rrehe e Albini ka be sefa. qe Hashimi s’e ka pa diellin me sy dy vjet e sa, e Albini ka mbete me i vjedhe paret e luftes.

Ama Serbia vec e ka denue formalisht se Hasha nuk e ka majte as ni dite burg.

Pse do te duhej me denue ne mungese, me i dekonspirue hetimet? Sigurte eshte denue me e rrite ne syte e shqiptareve te Kosoves. Fill masi qe e ka “denue” Serbia eshte be Perfaqesues Politik i UCK-se 😉

Njojte eshte veprue edhe me ata qe e perbeninin ate berthamen e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, me Azem Sylen p.sh. Njeri pa kon hic ne nje sulm ne stacionin policor ne Podujeve, ja kishin “mveshe” trimenine mi zhgun , ja kishin shkrue “poternicen” vec me kallxue qe Azemi eshte njeri i aksionit.