UEFA dënon kombëtaren shqiptare pas një muaji

Nëpërmjet një njoftimi, UEFA ka bërë të ditur se ka marrë një vendim ndaj Shqipërisë për shkak të ngjarjeve në ndeshjet Kroaci – Shqipëri dhe Shqipëri – Spanjë në Euro 2024, ku objektiv i hetimit ishte sjellja “raciste/ diskriminuese” e tifozëve shqiptarë.

“Komisioni i Etikës dhe Disiplinës vendosi të gjobitë FSHF 30 mijë euro dhe të ndalojë Federatën nga shitja e biletave për ndeshjen e saj të radhës në kompeticionet e UEFA-s si udhëtuese, për sjellje raciste dhe diskriminuese të mbështetësve të saj. Dënimi në fjalë për shitjen e biletave do të jetë i pezulluar në një periudhë prove prej dy vitesh”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s.

FSHF duhet të paguajë gjobën, ndërsa dënimi i pezullimit të shitjes së biletave ndaj tifozëve shqiptare në një ndeshje jashtë fushe, do të hyjë në fuqi vetëm nëse në dy vitet e ardhshme do të evidentohen incidente të ngjashme.

Vijon….