UEFA del me njoftim pas shpërbërjes së Superligës Evropiane

UEFA ka lëshuar një njoftim zyrtar pas shpërbërjes së Superligës Evropiane.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian i është gëzuar lajmit se nuk do të jetësohet projekti i paralajmëruar nga e diela e javës së kaluar.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se e ka mirëpritur lajmin se shumica e klubeve kanë dhënë dorëheqje nga krijimi i Superligës Evropiane.

“E kam thënë edhe dje se mirë të pranohet se është bërë një gabim dhe ato klube bënë një gabim të madh”, ka thënë kreu i futbollit evropian.

“Por, tani ajo i takon së kaluarës dhe e di se tashmë ato klube do të fokusohen t’i japin edhe më shumë futbollit dhe të vazhdojmë përpara”.

“Gjëja më me rëndësi është tani se ne shkojmë përpara, do të rindertojmë unitetin dhe do të shijojmë lojën së bashku si më parë”, ka shtuar më tej Ceferin.