Udhëheqësia e Lëvizjes BESA vazhdon takimet me mërgimtarë në Zvicër

Sekretari i Lëvizjes BESA Adnan Azizi bashkë me nënkryetarin Fatmir Limani dhe bashkëpunëtorë tjerë po qendrojnë në Zvicër për të ngritur strukturat e Lëvizjes BESA në diasporë.

Sot ata kanë realizuar takime në Biel/Bienne, Solothurn dhe Burgdorf, ku janë pritur nga mërgimtarë që jetojnë dhe veprojnë atje.

Përndryshe, të shtunën Lëvizja BESA pritet të mbajë tubim qendror në Zvicër, ku do të formalizojë strukturat e saja dhe do të bashkëbisedojë me mërgatën shqiptare atje.