Udhëheqësi i NPK “Higjiena” në Tetovë duke pastruar qytetin nga mbeturinat

Udhëheqësi i sektorit NPK “Higjiena” në Tetovë, Samet Bislimi, së bashku me punëtorët e kësaj ndërmarrjeje kanë pastruar 400 ton mbeturina, brenda dy ditësh. Bislimi thotë se mbeturinat janë grumbulluar pas festës së Bajramit, ndërsa sqaron se ka bërë punë intenzive për pastrimin e qytetit.

“Mbeturinat nuk janë vetëm nga Komuna e Tetovës, por edhe nga komunat fqinje. Kemi punuar shumë intenzivisht për të bërë pastrimin e mbeturinave bashkë me disa të punësuar”, tha Bislimi.

Një ditë më parë, Inspektorati komunal i Tetovës, njoftoi se do të merr masa kundër disa banorëve të cilët nuk kanë respektuar rregullin e hedhjes së mbetjeve të kurbanëve në vendin e caktuar nga Bashkësia Fetare Islame dhe komuna.