UDB-a përmend “Kosovën” te incidentet e montuara, për tua hedhur fajin shqiptarëve

Shkruan: Fejzi Hajdari

Edhe në rastet e mëhershme, edhe në të tanishmet, kryesisht të montuara nga segmente të caktuara shtetërorë të sigurisë, ku viktima kanë qenë maqedonas (fatkeqësisht), media të caktuara kryesisht maqedonase me dhe pa identitet të kontrolluara nga UDBa maqedonase, si tip sistemi që funksionon që nga pavarësia e Maqedonisë, me vrap kanë nxituar të raportojnë se të implikuar ose autorë të këtyre rasteve mostruoze “mund të jenë shqiptarët”.

Me këtë rast, hidhen edhe “pista dyshimit”, me qëllim që të krijohet mjegulla, e cila ju nevojitet UDB-shëve (maqedono-shqiptarë) për ta fshehur të vërtetën nga opinioni dhe mundësisht të njëjtën “për tua fut shqiptarëve”!.

Ju kujtohet kur ndodhi “rasti Monstra”, media të caktuara filluan të liferojnë informacione të tipit “ka disa pista dyshimi…, autorët dyshohet se kanë ikur në drejtim të Kosovës”!!!

Gatise po e njëjta metodë e mënyrë u përdorë edhe tani me rastin e vrasjes monstruoze të 14 vjeçares Vanja. Prapë “Kosova” ishte si “pistë dyshimi”, lajm ky që u përhapë ne rrjetet soviale nga burime të panjohura…!!!

Dhe nëse këto sjellje dhe forma e metoda ç’njerëzore e primitive të UDB-shëve maqedonas, të cilët “dugmen” e kanë në Beligrad “ mund t’i kuptojme!!”, sepse, s’është hera e parë që i bëjnë dhe përpiqen t’ua mveshin shqiptarëve, mirëpo s’e kuptoj sjelljen e partive politike shqiptare, të cilat në vend që të reagojnë ashpër me anë të veprimeve konkrete, preferojnë të heshtin dhe të kënaqen me një Kumtesë gjysmake, nga ora 3:00 e mengjesit, me qëllim që të mos bie shumë në sy…

Asnjëherë s’e kam kuptuar sjelljen e tyre, besoni? Ata shqiptarëve ua kanë borxh mbrojtjen dhe kujdesin nga këto raste, që i monton e kurdis “slluzhba”. A thua vallë edhe sa vite e dekada ne do të duhet të kemi frikë dhe kujdes nga kjo “slluzhbë”? Nuk e di, nëse vetëm një parti shqiptare deri sot i ka shkuar deri në fund procesit hetimor për ta ndriçuar ndonjë rast të montuar politik. Shembull po e marrim “rastin Monstra”!
Botërisht dihet se njerëzit e BDI-së asnjëherë s’ka ndërmarrë ndonjë hap konkret për tu ndriçuar rasti deri në fund. Përkundrazi kanë heshtur dhe nuk kanë insistuar, sic nuk kane ngul këmbë as partitë tjera shqiptare! E dini ju se të “rasti Monstra” zëvendësministri i MPB-së (kuadër i BDI-së) madje pa kurrfarë turpi doli në press konferencë. Po i njëjti asnjëherë ama asnjëherë, kurrë asnjë fjalë s’e tha për rastin Monstra, bile sot është avancua!!! Për cfarë merita avancohet????? Dihet…, për dëgjuehsmëri dhe heshtje për rastet ndaj shqiptarëve.

Mendoj se kjo dukuri dhe problem i madh disadekadësh ku shqiptarët shpallen fajtorë e vuajnë dënime drakonike pa prova të nevojshme, si në “rasti Alfa”, “Monstra” etj., duhet të ndërpritet me angazhimin dhe insistimin këmbëngulës të partive shqiptare. Faktori politik shqiptar duhet të kushtëzojë dhe kërkojë garanci nga faktori politik maqedonas, që të tilla raste nuk do të përsëriten në dëmë të shqiptarëve.

Gjithsesi kërkesa e këtillë duhet të gjejë përkrahje te shqiptarët politikë që nuk janë pjesë e “Sistemit të UDB-së” të instaluar në Maqedoni. Të shpresojmë se “damari shqiptarë” ka ngelë diku edhe brenda shqiptarëve politikë në Maqedoninë e Veriut! Shpresojmë.., e vetmja kjo na ka ngelë!

P.S. Kush nuk beson se SISTEMI I UDB-ës i “hanë fëmijët e vetë”, ju rekomandojë ta ndiqni dokumentarin për “rastin Panda”, që ndodhi në Pejë në vitin 1998, me ç’rast UDB-a serbe, i kishte vrarë 6 të rinjë serbë, me qëllim që këtë akt monstruoz tua mvesh “terroristëve të UÇK”-së. Në vitin 2013, zëvendëskryeministri i atëhershëm (president i tanishëm) Aleksandar Vuçiq, e pranoi se “rastin Panda s’e kanë kryer shqiptarët”.