UÇK-në nuk e dëmtuan vetëm shqiptarët me mendësi serbe, por edhe ata që me simbolin e saj e mbuluan sjelljen e tyre si të mercenarit!

Shkruan: Kim Mehmeti

UÇK-në nuk e dëmtuan vetëm shqiptarët me mendësi serbe, por edhe ata që me simbolin e saj e mbuluan sjelljen e tyre si të mercenarit!

“Duhet thënë qartë e zëshëm se si në Kosovë edhe në Maqedoni, emblemën e shenjtë të UÇK-së askush nuk e ka dëmtuar aq sa disa ‘komandantë’ të saj të djeshëm, e politikanë të sotëm, që me atë simbol të madhërishëm e mbuluan sjelljen e tyre si të mercenarit që i është premtuar se do i takojë e tëra që do gjejë në tokën e zaptuar!

Pra, në njëfarë mënyre, lavdia e UÇK-së u bë ‘pronë’ e hajdutëve dhe maskarenjve, e të pafytyrëve më të gjindshëm, e atyre që paturpshëm edhe lirinë e shpallën plaçkë të tyre të luftës, të cilën liri ua shpërndanin dhe ua shitnin të tjerëve si të ishte pasuri që e kishin trashëguar nga gjyshërit e tyre.

Andaj, lavdia dhe shenjtëria e UÇK-së duhet mbrojtur nga shqiptarët me mendësi serbe – qofshin ata edhe këshilltarë të kryeministrit në detyrë të Kosovës – por mbi të gjitha, UÇK-në duhet mbrojtur nga disa ‘komandantë’ të saj që duan t’u takojë edhe lavdia edhe hajnia!

Dhe jo vetëm UÇK-në, por tërë Kosovën, asgjë nuk e ka dëmtuar dhe asgjë nuk e rrezikon aq sa ata që marrin pushtet në kohë pandemie, nga ata që me dekada e zhvatën atë, nga ata që me vite betohen në UÇK, atdhe e Perëndi, duke mbuluar kështu krim e hajni!”