UÇK-ja bëhet bashkë me Zijadin Selën

Sot është një nga ditët më të rëndësishme jo vetëm për ne, po për të gjithë popullin. Duket se Ndryshimi po ndodh dhe kjo u vërtetua sot më fort se kurrë!
Shumë personalitete, burra që kanë sakrifikuar gjithçka për lirinë dhe barazinë e popullit, që ndershmërinë dhe dinjitetin e tyre ia kishin nëpërkëmbur e tallur për vite me radhë, zgjodhën të na bashkohen në sfidën tonë për Ndryshim!
Mirë se erdhët dhe falë ardhjes tuaj jemi të bindur që sot jemi më të fortë se asnjëherë, sot me kokën lart mund të themi se Ora e Popullit po troket dhe se TASH ËSHTË KOHA E POPULLIT! (Arben Taravari)