Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dekoruar mërgimtarin nga Dibra Ylber Pilku, për kontributin e tij që ka dhënë në diasporë në përkrahje të organizimit të UÇK-së. Pilku më shumë se tri dekada jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse vendimi për dekorimin e tij është sjellur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në Bronx të Nju Jorkut Pilku e ka pranuar dekoratën nga kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Amerikë, Astrit Huskaj dhe nga ish ushtari i UÇK-së, Emrush Musaj. Huskaj ka deklaruar për gazetën Lajm dhe për Lajm Tv, se vendimi për ndarjen e është sjellur në 20 vjetorin e aksionit të suksesshëm të UÇK-së kundër forcave serbe, të koduar me emrin Shigjeta.
UÇK e Kosovës dekoron mërgimtarin dibran në Amerikë (Video)
UÇK e Kosovës dekoron mërgimtarin dibran në Amerikë (Video)
Posted by Lajm TV on Sunday, January 19, 2020
Pas ndarjes së dekoratës, Huskaj deklaroi për gazetën Lajm dhe për Lajm Tv se ky çmim ndahet për nder të dëshmorit Safet Boletini, që ra gjatë aksionit Shigjeta.
Pilku ka thënë për Lajm.Tv se kjo dekoratë paraqet mirënjohje jo vetëm për të, por edhe për mbarë diasporën Dibrane. Poashtu ka falënderuar bashkëshorten Vjollca Pilku, për mbështetjen e dhënë gjatë tërë kohës së zhvillimit të veprimtarisë në përkrahje të UÇK-së.
Me këtë rast, dekoratë i është ndarë edhe ish ushtarit Muhamet Shala, i cili i ishte bashkangjitur UÇK-së në vitin 1998, ende pa i mbushur 17 vite të plota./Gazeta Lajm