U zunë për një vajzë, 15 vjeçari therr me thikë një 18 vjeçar nga Shkupi

Zënka mes dy të rinjve për shkak të një vajze ka përfunduar keq për njërin prej tyre. I mituri 15 vjeçar ka goditur me thikë një 18 vjeçar, të dy nga Shkupi. Sulmuesi i mitur është marrë dje nga policia, përcjell Klan Macedonia, ndërsa sipas MPB-së, rasti është duke u hetuar.

“Më 31.01.2023 në ora 14:30 në një qendër tregtare në bulevardin ‘Kuzman Josifovski Pitu’ në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup, kanë privuar nga liria një 15-vjeçar nga Shkupi. Rreth orës 14:05, pas një zënke të shkurtër dhe mosmarrëveshje për një vajzë, me thikë e ka lënduar M.A (18) nga fshati Zelenikovë e Shkupit, me ç’rast është vërejtur dhe ndaluar nga një zyrtar policor nga Stacioni Policor Qendër. Atij i është marrë thika dhe i plagosuri M.A. është dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’, ku është konstatuar se është lënduar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në raportin e policisël./KlanMacedonia