U zhduk që disa ditë, gruaja gjendet e vdekur në kufirin me Serbinë

Një grua nga Zubin Potoku është gjetur e vdekur pas disa ditësh kërkimi.

Njoftimin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Në njoftim bëhet e ditur se ajo është gjetur në brezin kufitare me Serbinë, ku edhe kishte rënë në humnerë.

“Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështirë në brezin kufitar me Serbinë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin para disa ditësh kishte raportuar edhe Klan Kosova.

Bashkangjitur e gjeni kronikën e përgatitur nga gazetari Flamur Gajtani.