U turpëruan në shtëpi nga Lorient, Galtier thotë se PSG po rrezikon ta humbas titullin

Paris Saint Germain ka pësuar një humbje shokuese në shtëpi nga Lorient me rezultat 1-3 në kuadër të xhiros së 33-të në Ligue 1.

Edhe pse gjatë gjithë kohës kanë pasur epërsi të konsiderueshme të pikëve nga ndjekësi më i afërt, PSG tani ka vetëm pesë pikë më shumë se Olympique Marseille.

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier ka shpërthyer pas humbjes nga Lorient duke thënë se janë duke rrezikuar ta humbasin titullin e kampionit në Ligue 1.

“Sigurisht që do të na duhet të analizojmë arsyet e këtij gabimi. Pyetja e vërtetë që duhet t’i bëjmë vetes është: çfarë duam të bëjmë me avantazhin e pikëve që kemi ndaj atyre që na ndjekin? A duam të hedhim në kosh gjithçka të mirë që kemi bërë deri tani?”, tha Galtier.

Tutje Galtier ka thënë se mendon se janë kampionë, por do të ishte shumë keq nëse nuk do ta merrnin titullin në Ligue 1.

“Mendoni se jemi kampionë, por nëse nuk bëhemi kampionë, sa keq? Jo… Ne kemi një titull për të ndjekur dhe boll më me transferimet e futbollistëve. Mos vazhdoni të flisni për të ardhmen e këtij apo atij lojtari”, deklaroi i revoltuar trajneri francez i PSG-së.

Në pesë ndeshjet e radhës, PSG i luan tre prej tyre në udhëtim te Troyes, Auxerre dhe Strasbourg, derisa pret në Parc de PRinces skuadrat si AC Ajaccio dhe Clermont.