E njohim si Beatrix Ramosaj por dje rrjeti shpërtheu pas një raportimi se ajo ka një emër tjetër, shkruan lajmi.net.
Sipas raportimeve emri i saj është Behigje.
Pas kësaj plasën edhe shakatë, por edhe nuk munguan reagimet e familjarëve të Beatrixës.
Ishte Albani vëllau i Beatrixës që ka reaguar, por jo në një mënyrë zyrtare.
Ai në një faqe ku është publikuar informacioni ka etiketuar Anxhelinën ku ka qeshur shumë dhe ka kërkuar nga ajo që ta sheh postimin.
Anxhelina ka kthyer një përgjigje epike ku ka ‘ironizuar’ me këtë, duke thënë: Për pak me ja qellu.
Reagime ka pasur edhe nga nëna e saj e cila ka postuar pasaportën e Trixës.
Ajo është njëri ndër personazhet më të përfolur kohëve të fundit./Lajmi.net/