Javë më parë ka pasur zëra se Loredana Zefi dhe reperi gjerman, Bonez MC janë në lidhje dashurie, shkruan lajmi.net.
E gjithë kjo shkak i disa postimeve në rrjete sociale. Ishte vetë reperi Bonez ai i cili u dha fund fjalëve duke treguar se me Loredanën nuk është në lidhje.
Kështu të paktën la të kuptohet nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram ku shihet me Loredanën.
“Thashethemet, i dua”, ka shkruar ai pranë fotos dhe Loredana ia ka kthyer me koment.
“I dua edhe unë”, ka shkruar reperja shqiptare pranë postimit.
Megjithatë mediat gjermane raportin e tyre e cilësojnë flirt Instagrami dhe nuk përjashtonin mundësinë e një lidhjeje të mundshme./Lajmi.net/