U shua Rexhep Fetahu, mësuesi i parë i diplomuar i Dërvenit

Dje pasdite kandërruar jetë mësuesi Rexhep Fetahu, i cili gjithë jetën ia kushtoi edukimit të gjeneratave në fshatrat e Dërvenit dhe Karshiakës.
Jeta dhe puna edukativo arsimore e tij ishin një mision iluminist i kohës, sepse është në gjeneratën e parë të mësuesve të diplomuar të Shkollës Normale e Mësuesisë “Liria”nëShkup,bashkë me bashkëfshatarin e tij, të ndjerin QamilHasani.
Duke rrjedhë nga një familje bujare dhe atdhetare, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, do ta kuptojë rëndësinë që ka arsimi dhe dija, por dhe mundësitë që ofronte e drejta e shkollimit në gjuhën amtare. Prandaj, ai do ta kryejë ndër të parët “gjimnazin” (atëherë tetëvjeçar) në lagjen GjorçePetrov, ku ishte hapur një paralele në gjuhën shqipe, e pasi e kreu me sukses, u regjistrua në Shkollën Normale të Mësuesisë “Liria”, ku ishte ndër diplomistët e parë..
Me diplomën e Normales, ai do t’i rreket misionit të tij në fshatrat e prapambetura të asaj kohe, atje ku kishte nevojë për kuadro mësimore. Një vit do të punojë në shkollën e Koliçanit të Epërm, e pastaj katër vite në Nigishtantë Shkupit(gjatë kësaj kohe kryen shërbimin ushtarak), kurse nga viti 1964 do të punojë në shkollën e vendlindjes 9 vjet, dhe më pas do të kalojë në shkollën qëndrore të Bukoviqit, për të punuar atje, ndërkaq viteve të fundit në fshatin Arnaqi deri në pensionimin e tij.
Mësuesi Rexhep Fetahu ishte entuziast i rrallë dhe i përkushtuar misionit të edukatorit të gjeneratave, duke udhëtuar çdo ditë prej Shkupi në shkollat ku punonte. Gëzonte respektin e nxënësve të tij por dhe nga gjitha banorët e trevës së Dërvenit ku gjithkush e njihte, dhe në saje të kësaj, është bartës i shumë mirënjohjeve si punëtor i dalluar i arsimit. Me pensionimin e tij në vitin 1999, ai nuk u pasivizua tërësisht, por ndiqte me vëmendje ndryshimet e kohës së re dhe ishe lexues i apasionuar i shtypit ditor dhe librave.
Për shkak të biografisë mbresëlënëse si ndër intelektualët e parë të Dërvenit, Televizioni i Maqedonisë-Redaksia në gjuhën shqipe, i kushtoi një emision dokumentar jetës dhe kontributit të tij si pishtar i arsimit, autor i të cilit ishte gazetari i ndjerë, ReshatKamberi.
Varrimi i mësuesit Rexhep Fetahu bëhet sot, në varrezat e vendlindjes së tij, fshatin Llaskarcë, pasi të falet xhenazja me namazin e xhumasë në xhaminë e Çairit.