U shpëtua një djalë 12-vjeçar, 260 orë pas tërmetit në Turqi

Ndodhi edhe një mrekulli në Turqi, një djalë 12 vjeçar është shpëtuar pasi ka kaluar 260 orë nën rrënojat e një ndërtese në Antaki të provincës Hataj, pas tërmeteve shkatërruese që javën e kaluar i goditën pjesët jugore të Turqisë, njofton Anadollu.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga nën rrënojat e një ndërtese në lagjen Ekinci e nxorën fëmijën Osman Halebia, shtetas i huaj. Ai u nxor i gjallë pas 260 orëve përkatësisht pas 11 ditëve pas tërmeteve shkatërruese. Pas aksionit të shpëtimit, fëmija është dërguar në spital me automjete të Ndihmës së shpejtë. Vetëm një orë pas kësaj arriti edhe një lajm i mirë.

Pas 261 orëve në distriktin Antaki janë shpëtuar dy burra në moshë 26 dhe 34 vjeçare. Të dy janë dërguar në spital. Agjencia Anadollu paraprakisht publikoi se në provincën Karamanmarash u nxor një grua 42 vjeçe e cila ishte 257 orë nën rrënojat. Sipas të dhënave të fundit, në tërmetin në Turqi jetën e humbën 38.044 njerëz.