U raportua se Majk dyshohet për largimin nga ‘Babastars’, Ghetto Geasy i hedh poshtë këto pretendime

Kjo për faktin se bashkëpunimi i fundit me reperin Ledri Vula nuk e ka publikuar në kanalin e faqes së labelit, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, pretendimet se rep-artisti Ledri Vula ende ka një hatër mbetje me grupin e njohur në krye me Getoar Selimin, apo siç njihet në estradë Ghetto Geasy i ka hedhur poshtë.

Ai ka ndarë pak nga kënga e dyshes së realizuar së fundmi në storien e tij në Instagram duke i bërë tag Majkun dhe Ledrin.

Ndërkohë, ky postim i Geasy na bën të ditur se Kastriot Rexha i njohur si Majk nuk është larguar nga labeli dhe se raporti i tij me Ledrin është i mirë.

Ndërsa, arsyeja e publikimit të bashkëpunimit me Ledrin nga ana e Majk vetëm në faqen e tij mbetet një pikëpyetje.