Labi njofton se po distancohet nga rrjetet sociale për disa ditë

Labinot Tahiri tha se do shkëputet për pak nga rrjetet sociale dhe do rikthehet pas disa ditëve, shkruan lajmi.net.

Artisti i njohur i estradës tha se do rikthehet me 15 qershor në ditën kur shpreson se do fillojnë mbajtjet e mbrëmjeve muzikore në mënyrë zyrtare.

Po ashtu, Labi shtoi se se pas kësaj date do e lansojë edhe projektin muzikor në bashkëpunimin me Burak Vehapim.

Postimi i plotë i Labit pa ndërhyrje:

“A jeni mirë publik i dashur? Uroj të jeni shëndoshë e mirë. Ju falënderoj që vazhdoni ta dëgjoni këngën ‘Hajde thuaje’.

Do të pauzoj me postime deri mbas datës 15 qershor, e ku shpresojë se do fillojnë mbrëmjet ligjërisht sepse nuk kam pranuar dhe nuk kam bërë mbrëmje pa u vendos zyrtarisht e pastaj shihemi me emrin e Zotit.

Me Instagram do të pauzojë derisa ta postojmë klipin e radhës me Burakun një këngë tepër të fuqishme e titulluar ‘Për xhanin shumë kam pi’.

Ju shkoftë dita e mbarë, java e muaji.

Me ju Labi”.