U raportua se do t’i bashkohet Ronaldos në Al Nassr, Casemiro thyen heshtjen dhe zbulon të ardhmen e tij

Një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të janarit është edhe ai i mesfushorit brazilian Casemiro.

Ka pasur shumë fjalë rreth yllit të United për të ardhmen e tij e cila shihej larg Old Traford.

Media të shumta angleze e kanë bërë si fakt të kryer ribashkimin e brazilianit me Cristiano Ronaldon për herë të tretë, kësaj radhe në Arabinë Saudite te Al Nassr.

Megjithatë ka qenë vet mesfushori brazilian që ka folur për të ardhmen e tij duke konfirmuar se do të qëndroj në Old Traford.

“Është gjithçka mahnitëse, që nga dita e parë, u ndjeva shumë i mirëpritur nga klubi, lojtarët dhe tifozët”.

“Kam marrë kaq shumë dashuri brenda dhe jashtë fushës. Ishte një eksperiencë unike dhe magjike, dhe më duhej një përvojë e tillë. Jam shumë i lumtur në Manchester me gjithçka që më ofron qyteti dhe klubi”.

“Jam i lumtur me këtë dhe duke ndihmuar klubin të përmirësohet dhe të kthehet në rrugën e arritjeve. Pra, po, jam i lumtur që luaj për Manchester United”, ka thënë Casemiro duke konfirmuar qëndrimin te Djajtë e Kuq.