U përpoqën të kalonin në Hormuz, garda iraniane sekuestron anijet me naftë

Forcat detare të Gardës Revolucionare të Iranit kanë sekuestruar dy anije tregtare që po përpiqeshin të kalonin nëpër Ngushticën strategjike të Hormuzit, sipas pamjeve dhe deklaratave të publikuara nga autoritetet iraniane.
Sipas palës iraniane, anijet janë ndaluar dhe shoqëruar drejt ujërave territoriale të Iranit, pasi dyshohet se kishin shkelur rregullat detare gjatë tranzitit në këtë korridor jetik për tregtinë globale të energjisë.
Ngjarja ndodh në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bllokadën detare ndaj porteve iraniane, e vendosur më 13 prill 2026, pas dështimit të negociatave për paqe dhe vetëm disa ditë pas shpalljes së një armëpushimit të përkohshëm.
Irani ka ndarë dhe pamjet kur Garda Revolucionare mësyn dhe sekuestron anijet që u përpoqën të kalonin në Hormuz.