U përplas me Blerandon: Meti përjashtohet nga BBVK

Konkurrenti i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Meti Alshiq është përjashtuar nga shtëpia më e famshme në vend.
Siç u njoftua nga zarfi i zi brenda shtëpisë, Meti u përjashtua pas ofendimeve e kërcënimeve të shumta ndaj Blerandos.

Ata ishin në banjo dhe filluan të debatojnë derisa Blerando ishte duke ia ndarë punët e shtëpisë Metit, pasi ai është kapiten, shkruan Lajmi.net.

“Kapiten je, por duhet të sillesh mirë. Mos u sjellë aty si drejtor. Me urdhër bëje këtë, bëje atë. Nuk dua të marrë infeksion, pa dorëza dhe pa maskë unë nuk punoj”, tha Meti.

Kurse, Blerando i thoshte se nuk merret me të.